Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë taksi sot dhe ka qarkulluar me të nëpër Tiranë për të bashkëbiseduar pikërisht me ata që operojnë në këtë biznes, taksistët.
Problemet e tyre qenë të mëdha, duke filluar nga korrupsioni që ekziston, shitja e vendeve të parkimit deri në njëmijë euro, përveç mungesës së xhiros, licencave të dhëna me shumicë, karburantin…
“E di sa shitet një vend parkimi?! Një mijë euro! – i tha një taksist, Bashës. – Ata që kanë vendqëndrimet i kanë monopol, kanë zgjedhur vendet më të mira dhe nuk i lëshojnë. E dyta, më shqetëson trashëgimia e licensës. Kudo në rajon licenca është e trashëgueshme. Pse duhet të ma marrë mua shteti pas 40 vjetësh, kur kam paguar 40 vjet taksa?! Pse të mos e shes dhe këto para t’i përdor për pleqërinë time, mos të jem i vetëm. Pra, siç ka dikush dyqanin, siç ka një biznes tjetri…”
Basha tha: “Pas 25 prillit, do të flitet me vendime, nuk do të flitet me fjalë. Sot opozita mund të ngrejë zërin dhe të bëjë propozime, që këta t’i marrin në shqyrtim dhe t’ju vijnë në ndihmë. Në këto propozime deri më 25 prill, ne kërkojmë që gjithë biznesit të vogël t’i jepen njëmijë euro për gjashtë muajt e ardhshëm për të shlyer detyrimet shtesë dhe i kërkojmë që të gjithë të punësuarit, që humbën vendin e punës – nëse rimerren në punë, t’u jepen 200 mijë lekë atyre që i rimarrin në punë dhe nëse vazhdojnë të jenë të papunë, t’u jepen 160 mijë lekë. Kjo nuk i zgjidh të gjitha problemet, por një farë nxitjeje konsumit i jep.
Problem kryesor që është kudo, është trafiku dhe shkatërrimi i akseve kryesore.”
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...