Një ditë pas protestës së mbajtur dje nga opozita e bashkuar, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha.
Në një postim në Facebook Basha shkruan ndër të tjera se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar dhe se nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.
“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar.
Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa“, shkruan Basha.
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...