Lideri demokrat Lulzim Basha e ka lënë të hapur mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit. Bazuar në dekretin e presidentit, thotë ai KQZ e ka detyrim ligjor të përgatisë instrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë aleate të PD-së i kanë kërkuar sot KQZ-së zyrtarisht të zbatojë dekretin e Metës. Nga ana tjetër, burime pranë PD-së thanë se kreu i opozitës gjatë takimit që ka patur me aleatët ka theksuar se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.
“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”, mësohet se është shprehur Basha.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë