Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha, për videon që ky i fundit publikoi në “Facebook”, ku e akuzonte krybashkiakun se restoranti “Pista” në pronësi të Avdylajve është ndërtuar me lejën e tij.
Në një postim në Facebook, Dako thotë se do ta padisë për shpifje kreun e PD-së. Dako në postimin e tij madje ka përdoru edhe ironi duke e konsideruar Bashën, “peshk rezervati që po qelb dynjanë”.
Postimi i Vangjush Dakos:
“O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç!”.
Basha publikoi më parë gjatë ditës së sotme një video në Facebook , teksa hidhte akuza në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit, sipas tij, për lidhjet me bandën e Shijakut të arrestuar javën e kaluar për trafik droge.
“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”, shkruante Basha në Facebook.
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...