Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka çelur fushatën në Sarandë, ku tha se “teatri merr fund me republikën e re dhe Lulzim Bashën kryeministër”. Ai u premtoi qytetarëve se do të kenë të drejtën e shkarkimit të deputetëve që nuk u përgjigjen.
“Në parlamentin e ardhshëm shqiptar ata deputetë që nuk ju përgjigjen, ju do të keni mundësinë jo vetëm t’i zgjidhni po dhe t’i shkarkoni para fundit të mandatit sipas sistemi recall të SHBA, do të keni pushtetin për të shkarkuar deputetin që nuk ju përgjigjen, që shkojnë pas interesave të veta dhe jo interesave tuaj. Teatri merr fund me Republikën e Re me Lulzim Bashën kryeministër. Teatri absurd i kukullave merr fund. Nuk do të jem unë kryeministri i estradave, ekraneve, facebook dhe talljes e cinizmit me hallet e shqiptarëve, nuk do jem kryeministri që krenohem me kartolina, pllaka e palma kur shqiptarët janë pa bukë”, tha Basha.
Ai tha se PD ka një program ekonomik të hartuar nga ekspertët më të mirë të Europës. /tch
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision