Emra të njohur të botës së krimit në vend kanë shantazhuar opozitën shqiptare dhe liderin e saj.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa theksoi se opozita ka denoncuar me emra dhe për hir të këtij denoncimi, Edi Rama i ka hedhur t’i bëjnë shantazh dhe kërcënime opozitës dhe kreut të saj.
Basha theksoi se këto kërcënime vijnë gjithmonë ditën e mërkurë, para të enjtes me arsyen për t’i mbyllur gojën opozitës, ndërsa të enjten i ngarkuar me detyrën për t’i mbyllur gojën opozitës në parlament është Gramoz Ruçi.
“Ky është Edi Rama, të mërkurën hedh cubat për të kërcënuar opozitën, të enjten hedh Gramoz Ruçin për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh Basha.
Kujtojmë se në vitin 2015 Lulzim Bashës iu vendosën roje nga policia pas një kërcënimi që Voltana Ademi mori nga Emiljano Shullazi, drejtuar Bashës.
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...