Një ditë para protestës së bashkuar të opozitës, kreu i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga të rinjtë ka ftuar qytetarët në Tiranë të marrin pjesë në protestën e nesërme. Basha tha se nesër qytetarët do ta vendosin Ramën para drejtësisë ose në azil politik si ish kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski.
“Rama shpërfilli kërkesat tuaja. Dita e nesërme është dita e studentëve dhe dita e rinisë. Qytetarët do marrin nesër fatin e tyre në dorë. Nesër do jetë protesta më e madhe ne 3 dekada. Nesër është dita që Edi Rama do të mbajë përgjegjësi. Ia ka mbathur për në Vlorë, por edhe Vlora do ta përzërë. Sot Edi Rama duhet të fshihet sepse ka frikë nga studentët e shkolluar. Nesër shqiptarët do ta vendosin Ramën para drejtësisë ose në azil poltik t’i bashkohet Gruevskit”- tha Basha.
Një student i drejtohet kryetarit të PD, Lulzim Basha: “U bëj thirrje të gjithë studentëve që nesër të jenë në protestë për një kauzë të përbashkët. Që ato pika që ne kemi kërkuar, të plotësohen sepse e ardhmja jemi ne, studentët e dytë të dhjetorit”.
Basha e ftoi studentin që t’i bashkohet protestës së Unazës së Re për të ftuar të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës së nesërme në kryeqytet. Më pas Basha iu drejtua në këmbë zonës së Astirit së bashku me të rinjtë.
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...