Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së mërkurës, denoncoi se dëshmitarit X i janë ofruar 200 000 euro nga njerëz të Xhafajt për të përgënjeshtruar deklaratat e tij.
Basha shtoi se “struktura të krimit të organizuar kanë kërcënuar edhe gazetarin Jetmir Olldashi”, në lidhje me audio-përgjimin.
“Planet për blerjen e dëshmitarit dhe kërcënimet ndaj gazetarit nxjerrin zbuluar frikën e Xhafës dhe Ramës”, theksoi Basha.
Kreu demokrat shtoi se “presioni shtetëror me paratë e krimit dhe drogës është prova më e qartë e rënies së shtetit dhe kapjes totale të qeverisë nga organizatat kriminale”.
“Kërcënimet dhe presionet janë rritur ethshëm para protestës sonë sepse ata kanë frikë. E vetmja forcë që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi ynë”, tha Basha./Top Channel
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...