Mbledhja e Këshillit bashkiak të Vlorës ditën e sotme është ndërprerë nga banorët e Orikumit të cilët kanë protestuar brenda sallës ku po zhvillohej kjo mbledhje.
Mësohet se ata janë futur me forcë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja dhe nuk kanë lejuar vazhdimin normal të këshillit bashkiak.
Ata mbanin në duar pankarta me mbi shkrimet “Dritan Leli na gënjeu” dhe “Dëmshpërblim për shtëpitë tona”, duke thënë se bashkia dhe kryeministri i kanë lënë në baltë, pasi nuk u kanë dhënë dëmshpërblim për banesat e prekura nga Rruga lidhëse me autostradën.
Janë 28 familje në lagjen “Kushtrimi” që nuk janë dëmshpërblyer për shtëpitë e tyre të prekura nga ndërtim i rrugës së re.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës