Banka Europiane e Investimeve do të japë 80 milionë euro bashkisë Tiranë për transformimin e furnizimit me ujë të kryeqytetit.
Përmirësimi i bilancit falë menaxhimit të mirë dhe eliminimit të humbjeve, e ka kthyer bashkinë e Tiranës në një partner të besueshëm për institucionet financiare ndërkombëtare.
Pas BERZH, së fundmi, Banka Europiane për Investim i ka akorduar bashkisë së Tiranës 80 mln euro që do të përdoren për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.
Projekti do të kontribuojë në efikasitetin e burimeve natyrore duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm dhe të sigurt me ujë në kryeqytetin e Shqipërisë duke zvogëluar edhe konsumin e energjisë.
Në faqen e saj, Banka Europiane e Investimeve thekson se falë këtij projekti të Bashkisë së Tiranës, do të ketë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe në punësim gjatë fazës së realizimit të tij./TCH/
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...