ëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë të mërkurë Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.
Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit.
Vendimet e miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës:
të ulë normën bazë të interesit, nga niveli 2.75% në nivelin 2.50%;
të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.75% në nivelin 3.50%.
të ulë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.75% në nivelin 1.50%.
Guvernatori, Gent Sejko u shpreh se inflacioni pritet të kthehet në nivelin 3% në fillim të vitit 2026.
“Inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv, duke arritur nivelin 3% në fillim të vitit 2026. Kjo ecuri pritet të pasqyrojë normalizimin e inflacionit të importuar dhe presionet e qëndrueshme nga ekonomia e brendshme, në linjë me rritjen ekonomike pranë potencialit dhe pritjet e ankoruara për inflacionin”, tha ai/abcnews.al
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...