Dash Kupa, i arrestuari i gjashtë i grabitjes në Rinas ka marrë sot masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata për Krimet e Rënda.
Gjatë seancës ai nuk ka pranuar akuzën për pjesëmarrje në grabitjen e ndodhur në rrugën e Rinasit dy javë më parë.
Dash Kupa u arrestua dy ditë më parë në pikën kufitare të Morinës, teksa ishte duke u kthyer nga Kosova.
Deri më tani shumica e 6 prej të arrestuarve janë informatorët dhe siguruesit e rrugës nga kalonin blindat. Admir Çerpja ka folur për herë të parë për njërin nga krerët e grupit. Njëri nga organizatorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve është Dash Kupa, mësohet të ketë thënë Çerpja, ndërsa ka identifikuar edhe një person tjetër, të kërkuarin Admir Murataj, një i kërkuar nga dy shtete me shumë se dy vjet pas arratisjes nga burgu i Larisës në Greqi.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media