Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Belinda Balluku ka ndarë pamje nga Lumi i Matit i cili buron nga mali i Kaptinës së Martaneshit.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se lumi krijon peisazhe mbresëlënëse dhe një potencial të të larmishëm natyror për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, shkruan Arbresh.info.
“Mirëmëngjes Lumi i Matit buron nga mali i Kaptinës së Martaneshit në lartësinë 1873 m. Ai ka një gjatësi 115 km, ku përshkon pothuajse mes për mes gjithë trevën e #Matit. Lumi përshkon luginën e Matit deri në #Ulëz, duke formuar peizazhe mbresëlënëse dhe një potencial të larmishëm natyror për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Drejtoresha e ShISh-it, Vlora Hyseni, takohet me kryeministr...
Begaj vlerëson humanizmin e shqiptarëve në Ditën e Kujtesës ...
Vala e të nxehtit në Australi, Melburni përgatitet për ditën...
Babai raporton zhdukjen e vajzës që nga dhjetori në Gjakovë
Benita i shpreh pëlqim Klodit, flet edhe për Endrin: E shkua...
Militao ende nuk është gati për rikthim – është ndalur...