Në aeroportin e Vlorës, u ul avioni i parë, teksa u çertifikua edhe pista.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se ky është një moment historik për Vlorën.
“Sot ka të bëjë edhe me krenarinë kombëtare dhe me një premtim të dhënë nga Edi Rama. Afati kontraktual ka qenë pranvera e vitit 2026. Kjo skuadër në bashkëpunim të ngushtë, konsorsiumi, ka dorëzuar një pistë, flitet për një pistë të butë si mëndafshi. I plotëson të gjitha kushtet. Për Vlorën ky është moment historik. Sot jemi këtu në vlorë, për të dorëzuar këtë vepër. Sot është çertifikuar pista. Kur e nisëm këtë projekt, flitej për një investim rreth 104 milionë euro. Sot që flasim, bëhet fjalë për një investim 140 milionë euro. Këtu në Vlorë do të aplikohen 3 modele biznesi. Një sektor i ri, do sjellë të ardhura shtesë në aviacionin civil, por do krijojë dhe një mundësi të re punësimi. Ky aeroport do të kthehet në inkubator të dijes”, theksoi ajo.
Lexo edhe:
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar