Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës u krye me sukses testimi i parë i uljes së avionit në pistën e tij 3.2 kilometra të gjatë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë të aeroportit.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajrorë (IATA) ka konfirmuar përputhshmërinë e aeroportit me standardet ndërkombëtare dhe ka vendosur zyrtarisht kodin VLO, duke mundësuar tashmë shitjen e biletave dhe prenotimet për fluturime për sezonin veror të këtij viti.
Fluturimet e para tregtare pritet të nisin brenda verës 2025. Agjencitë turistike vendase dhe të huaja kanë nisur rezervimet për fluturime drejt dhe nga Vlora, përfshirë edhe fluturimet çarter me distanca të gjata si nga SHBA dhe Kanadaja, të cilat mundësohen falë kapacitetit të pistës për të pritur avionë transoqeanikë.
Në vitin e parë të funksionimit, Aeroporti i Vlorës pritet të tejkalojë parashikimet fillestare për numrin e pasagjerëve. Ndërkohë që studimet paraprake llogaritnin rreth 330 mijë pasagjerë, interesimi aktual tregon për një kërkesë në rritje.

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...