Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca do të propozojë krahas detyrave jetike, edhe çështje të tjera, përfshirë reformën zgjedhore, e cila sipas tij duhet të nisë menjëherë.
Një ndër ndryshimet e parashikuara është përfshirja në Kodin Zgjedhor e mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve për në Parlamentin Evropian.
“Nëse ecim me këtë ritëm, siç e tha sot edhe komisionerja Marta Kos, ne do të jemi gati që të çojmë eurodeputetët shqiptarë në legjislaturën e Parlamentit Evropian 2029-2034,” deklaroi Balla.
Balla tha se, Partia Socialiste është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet që lidhen me procesin e integrimit evropian, në bashkëpunim me opozitën parlamentare.
“Me angazhimin e plotë të kësaj shumice dhe kësaj pakice, shpresoj që t’i mbyllim kapitujt brenda Krishtlindjes së vitit 2027 dhe brenda vitit 2028 të shkojmë në parlamentet e vendeve anëtare për të përmbyllur këtu detyrat shtesë që lidhen me këtë proces,” u shpreh Balla.
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n