Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka takuar sot homologun e tij italian, Matteo Piantedosi.
Gjatë këtij takimi, Balla dhe Piantedosi kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar, raporton Arbresh.info.


“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër