Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se garantimi i ligjit dhe sigurisë lidhen ngushtë me luftën kundër armëmbajtjes pa leje.
Balla në rrjetin social Facebook, ka publikuar një video gjatë realizimit të operacionit policorë ‘Tempulli’ dhe ‘Sundimi i ligjit’, ku ka rezultuar me arrestime dhe konfiskimin e armëve pa leje dhe substancave narkotike, shkruan Arbresh.info.
Mes tjerash, Balla ka shtuar pret më shumë rezultate çdo ditë.
Postimi i plotë:
Garantimi i rendit dhe i sigurisë lidhet ngushtësisht me luftën kundër armëmbajtjes pa leje si një burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.
Dy operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” vijojnë të ndjekin këmba këmbës shpërndarësit e lëndëve narkotike, poseduesit e armëve pa leje, si dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.
Në Kavajë janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është sekuestruar lëndë narkotike kanabis, gati për shpërndarje.
Në Tiranë janë sekuestruar dy armë zjarri e municion luftarak, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre.
Presim më shumë rezultate çdo ditë./Arbresh.info/
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media