Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, ka pranuar se ka votuar në emër të deputetëve të opozitës.
Balla u fiksua me pamje filmike duke marrë kartat e deputetëve të opozitës, të cilët sipas prezencës për seancën e sotme, rezultojnë të kenë votuar pro kryeprokurores së re, ndërkohë që ata ishin duke protestuar në foltoren e Kuvendit.
Balla ka shkruar në rrjetet sociale se ka marrë kartat e katër deputetëve të PD-së që nuk merrnin pjesë në votim, duke e shpjeguar këtë akt të paprecedentë me aksesin që jep në sistemin e votimit.
Nga pjesëmarrja në votim e deputetëve, rezulton se Balla ka marrë kartat elektronike të deputetëve të PD-së: Genc Pollo, Jorida Tabaku, Ervin Salianji dhe Tritan Shehu./syri.net
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...