Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla deklaroi sot se Policia e Shtetit do të konsolidojë forcën e saj për të goditur të gjitha format e krimit.
Me asnë të një postimi në rrjetet sociale ku publikon disa nga aksionet e polisicë, Balla vlerëson operacionin e Policisë së Tiranës “Tempulli 3”, ku u arrestuan 19 persona për trafikim narkotikësh, Balla, nënvizon se Policia e Shtetit synon garantimin e sigurisë në komunitet.
“Përgëzime Policisë së Shtetit Tiranë për finalizimin e Operacionit “Tempulli 3” kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vendosur para drejtësisë 19 persona (+5 persona ende në kërkim)”, shkruan Balla.
Në këto aksione, policia shkruan ministri Balla, ka sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, shuma parash të përfituara nga aktiviteti kriminal si dhe automjete.
“Do të vijojmë ta konsolidojmë revanshin e sundimit të ligjit kundër të gjitha formave të krimit, për të garantuar komunitete të sigurta”, deklaron Balla./rtsh
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...