Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
Balla ka përmendur operacionet që u zhvilluan në 24 orët e fundit në Durrës, Vlorë, Kavajë, Kuçovë, Morinë dhe Port Durrës.
“Zbardhja e ngjarjeve kriminale, gjetja & ndalimi personave në kërkim nga drejtësia, persona që posedojnë armë pa leje, ata që kryejnë trafiqe të paligjshme, krime mjedisore dhe çdo paligjshmëri tjetër, janë detyra të cilat kërkojnë me shumë angazhim dhe bashkëpunim më të ngushtë me qytetarët. Përgëzime Policisë së Shtetit Tiranë, Durrës, Vlorë, Kavajë, Kuçovë, Morinë dhe Port Durrës për operacionet e zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit”, ka shkruar Balla në Facebook./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë