Operacioni Kombëtar i Policisë së Shtetit “Tempulli” shënon deri më tani 440 të arrestuar/të proceduar.
Kështu bëri të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla me anë të një psotimi në Facebook.
Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit janë goditur tri raste rë tjera të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në Vlorë dhe në Kukës, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, është kapur dhe ndaluar në Tiranë, një shtetas i dënuar me burgim, për krime në fushën e narkotikëve.
“Për këto 3 raste, Policia sekuestroi mbi 500 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, mjete për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.”, ka shkruar Balla./Arbresh.info./
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...