Ambasadat shqiptare në Rumani dhe Greqi janë në kontakt me autoritetet vendase në Bukuresht dhe Athinë për të verifikuar nëse ka viktima me kombësi shqiptare në aksidentin rrugor të ndodhur në Rumani, ku tifozë të ekipit grek PAOK po udhëtonin drejt Lionit për sfidën e Europa Ligës.
Lajmin e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave.
“Lajm shumë i hidhur për të gjithë tifozët e futbollit, aksidenti i rëndë rrugor ku kanë humbur jetën shtatë tifozë të ekipit PAOK FC në udhëtim drejt Lion për të ndjekur ekipin. Ndërsa presim me ankth identifikimin e të gjitha viktimave, duke qenë në kontakt me ambasadat tona në Rumani dhe Athinë për bashkëkombas shqiptarë të përfshirë, i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe familjes së madhe të PAOK”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Shtatë tifozë të skuadrës greke të futbollit të PAOK-ut u konfirmuan sot të vdekur nga ambasada greke në Rumani, pas një aksidenti rrugor pranë Timishoarës. Pasagjerët udhëtonin me një furgon që po shkonte në Francë, i cili u përplas ballë për ballë me një kamion në fshatin Lugojel, në rajonin Timis të Rumanisë.
PAOK-u do të luajë të enjten kundër ekipit francez të Lille, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...