Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 42 persona.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla njofton se arrestimet janë bërë në kuadër të operacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Shtetit vijon përmes operacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit” goditjen sistematike të fenomeneve kriminale në territor. Gjatë 48 orëve të fundit, janë 42 shtetas të arrestuar/të proceduar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe Kukës.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën