Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.
“Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve”, shkruan Balla në Facebook.
Balla ka falënderuar Forcat Kombëtare të Sigurisë Shkodër, të cilët falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale bënë të mundur neutralizimin e një shtetasi të armatosur.
“Përgëzoj Forcat Kombëtare të Sigurisë Shkodër, të cilët falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale bënë të mundur neutralizimin e një shtetasi të armatosur, i cili rrezikoi jetën e qytetarëve, kanosi punonjësit e policisë dhe nuk ju bind urdhërit për t’u dorëzuar”, shkruan ai.
Ndër të tjera ai thotë se Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale./Arbresh.info/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin