Në seancën e sotme të Kuvendit kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për rekomandimin pa kushte të një dite më parë nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Ai tha se pavarësisht përpjekjeve të opozitës rrugore për ta ndaluar këtë proces, në 2019-të Shqipërisë do t’i hapen negociatat me BE.
“Sot është një ditë e gëzuar, nuk duhet ta fshehim. Merita kryesore i takon shqiptarëve, 94% prej tyre mbështesin rrugën e integrimit. Kjo është pikënisja ku mbështetet puna e qeverisë sonë për të përparuar drejt hapave që do na çojnë në BE, ndër to spikat kryereforma në drejtësi.
Verdikti i KE ishte i merituar. Pavarësisht rëndësisë së vendimit të djeshëm, dua shumë të jem i sinqertë me të gjithë ju dhe kolegët e opozitës. Për ne ishte konfirmim dhe pasqyrim real i punës sonë drejt aspiratës për anëtarësim në BE. Koincidence është fakti që publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve europiane që tregon se ky proces është edhe politik. Edhe vjet u mor ky vendim, por Këshilli Europian vendosi shtyrjen se vendimmarrja aty është mbi të gjitha politike.
Progres-raporti është i bazuar në fakte, punë të kryera, ndonëse de jure nuk i hapi negociatat siç u rekomandua në qershor. Shqipëria vijoi punën e saj me procesin screening. Ky ishte raporti më i mirë në këto vite. Brenda 2019 Shqipëria do të hapë negociatat po e them pavarësisht opozitës rrugore që shkon në kah të kundërt me interesat e vendit. Në 2019 do jemi të gjithë krenarë që vota e shqiptarëve na ka sjellë këtu. Pavarësisht se opozita u mundua me çdo kusht të minonte rrugën e integrimit të shqiptarëve. Ata s’kanë rreshtuar asnjë ditë të vetme të pengojnë punën e reformës në drejtësi”,- tha Balla./tch
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C