Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 30 persona nga operacioni policor “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka shtuar se janë sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohta,
“30 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Dibër dhe Elbasan.
Janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta.
Pres rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, ka shkruar Balla./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës