Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka bër të ditur se brenda 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka arrestuar 22 persona.
Nga statusi i tij në Facebook, mësohet se të arrestuarit janë shtetas në Tiranë, Dibër, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Sarandë.
Balla njofton se janë kapur edhe dy shtetas në kërkim nga drejtësia, janë goditur 7 raste të kontrabandës, 2 të dhunës në familje dhe të përndjekjes.
Gjithashtu është sekuestruar sasi lëndësh narkotike në Dibër, mallra të kontrabanduara në Tiranë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
“Policia e Shtetit përmes operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar/proceduar 22 shtetas në Tiranë, Dibër, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Sarandë. Janë kapur 2 shtetas në kërkim nga drejtësia, janë goditur 7 raste të kontrabandës, 2 të dhunës në familje dhe të përndjekjes. Është sekuestruar sasi lëndësh narkotike në Dibër, mallra të kontrabanduara në Tiranë dhe sende të tjera të kundërligjshme”, shkruan Balla./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë