Falja e Namazit në ditën e Bajramit, këtë herë nuk do të bëhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para ish-“Hotel Dajtit” si çdo vit.
Një kërkesë e Komunitetit Mysliman Shqiptar për ta kryer ritin në sheshin “Skënderbej” dhe pranë xhamisë së Et’hem Beut është miratuar nga Bashkia e Tiranës.
Brenda komunitetit mysliman ka pasur një dilemë për faktin që ky shesh është përuruar në ditë fushate dhe falja përkon me ditën kur do të votohet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, shkruan Tch. Por mes faljes në rrugë, siç është bërë gjatë këtyre viteve, dhe pranë xhamisë së Et’hem Beut, që është një nga simbolet e besimtarëve myslimanë, në një shesh miqësor për këmbësorët dhe pa makina, është zgjedhur kjo e dyta.
Falja në bulevard është zhvilluar këto vite për shkak të mungesës së një xhamie, ngërçi i së cilës është zgjidhur duke qenë në ndërtim e sipër pranë Parlamentit.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...