Bajram Begaj është i propozuari i Partisë Socialiste për postin e Presidentit të ri të Republikës.
Begaj pranoi ftesën, ndërsa kryeministri Edi Rama e priti atë mbrëmjen e kaluar në zyrë.
Ditën e sotme, në një seancë të posaçme në Kuvend pritet që të zhvillohet raundi i katërt për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, pasi tre të parat dështuan dhe opozita u tërhoq nga marrëveshja me PS-në. Për këtë raund mjaftojnë vetëm 71 vota.
Para se të shkojë në Kuvend, emri i Begajt do t’i dërgohet paraprakisht Grupit Parlamentar të PS, që do të mblidhet paraditen e së shtunës rreth orës 10:00 dhe nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme.
Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvend. Afati i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 sot, ndërsa më pas, në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni I Ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS.
Në orën 18:00 Kuvendi do të zhvillojë seancën për të ezauruar raundin e katërt. Këtë herë Kuvendi e ka një emër të depozituar, atë të Bajram Begajt. PS i ka votat për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, pasi në këtë raund mjaftojnë 71 vota.
Sakaq, grupimi i Enkelejd Alibeajt ka deklaruar se nuk do të jenë në Kuvend për të votuar, ndërsa pjesa e PD e drejtuar nga Sali Berisha pohuan se do të jenë në sallë për të votuar kundër. Megjithatë, të dyja palët kanë kundërshtuar kandidaturën e Begajt. g.v/abcnews.al
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...