Qeveria franceze i ka ngarkuar disa detyra autoriteteve shqiptare për të frenuar fenomenin e azilkërkimit.
Top Channel zbardh pikat e marrëveshjes së arritur në muajin korrik në Paris, gjatë takimit të Ditmir Bushatit dhe Fatmir Xhafajt me ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb.
Në planin e veprimit parashikohet që Policia e Shtetit t’u kërkojë homologëve malazezë, atyre kosovarë dhe të Maqedonisë të intervistojnë çdo qytetar shqiptar që viziton një vend anëtar të BE-së përmes territorit të tyre.
Autoritetet franceze kërkojnë që në Shqipëri të zhvillohet edhe një fushatë sensibilizuese mbi penalitetet dhe dëmet që i shkaktohen vendit nga ky fenomen.
Në planin e veprimit kërkohet që në sistemin TIMS të lëshohet një alarm për të rriturit që kthehen në Shqipëri vetëm, kur kanë shoqëruar një të mitur në zonën Shengen.
Një nga pikat që parashikohet në planin e veprimit dhe që është përmbushur nga policia është edhe identifikimi i personave në gjakmarrje, për të cilën tashmë është ngritur baza kombëtare e të dhënave.
Franca do të mbështesë nga ana logjistike policinë e kufirit, ndërkohë që do të ngrihet edhe një grup pune i përhershëm nën drejtimin e zëvendësministrave përkatës të Brendshëm. Vetë ministri francez Gerard Collomb ka deklaruar se do të vizitojë Tiranën për të parë ecurinë e marrëveshjes.
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...