Avokati Sokol Mëngjesi niset me avion sanitar drejt Athinës, pas 6 ditësh në koma.
Familjarët e tij i kërkuan sot ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës se donin ta nisnin avokatin drejt vendit fqinj në një spital të specializuar.
Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përmirësuar disi, pas gjashtë ditësh që qëndron në koma.
Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar. Ka nisur sot tentativa për ta zgjuar duke ulur medikamentet që e mbajnë në gjumë, por ky proces pritet të zgjasë.
Shefi i shërbimit te neurokirurgjisë Prof. Fatos Olldashi i kontaktuar nga Top Channel konfirmoi gjendjen shëndetësore të avokatit.
Avokati u godit me dorezë metalike nga tre persona, pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi, në pranga ka rënë vetëm një.
Dorian Aliaj pasi u vetëdorëzua dëshmoi para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.
Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...