Autoritetet greke publikuan pamjet e operacionit që bllokoi një gomone me 1.1 ton drogë të trafikuar nga Shqipëria. Skafi i kishte shpëtuar ndjekjes më 8 tetor por u gjet i braktisur dhe gjysmë i mbytur mëngjesin e të martës në zonën e Peloponezit.
Në pranga kanë rënë katër persona mes të cilëve edhe një shqiptar ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrjetit të trafikut.
Sipas medias greke, vlera e kësaj sasie të drogës arrin vlerën e 6 milionë eurove.
Hetimet e autoriteteve greke kishin nisur gjashtë ditë para mbërritjes së skafit, bazuar në informacionet paraprake të siguruara nga shërbimet e antidrogës.
Mëngjesin e 8 tetorit 2020, një anije patrullimi e autoriteteve greke gjeti skafin me tre pasagjerë që mbanin një ngarkesë të mbuluar dhe lëviznin me shpejtësi të madhe.
Pasi pikasi praninë e forcave të rojës bregdetare mjeti lundrues ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar ndërkohë që u gjet gjysmë e zhytur në zonën e Peloponezit.
Brenda skafit ishin lënë kutitë e karburantit, ndërsa në një terren shkëmbor aty pranë e gjetën 20 çanta udhëtimi dhe tetë pako të mbushura me lëndë narkotike.
Mesa duket, trafikantët kanë tentuar ta transportojnë në krahë drogën brenda tokës greke, pasi mjeti lundrues është dëmtuar pranë bregut.
Gjatë kontrolleve në zonë policia i arrestoi katër personat, të cilët kishin qenë drejtues të skafit me të cilin ishte transportuar lënda narkotike.
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...