Rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.
Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tch/
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...
Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta 1.78€ për litë...
Kurti bëri homazhe te memoriali “Heroinat”: Qeve...
Vdekjet në vendin e punës, nis aksioni 15 ditor i inspektime...
Prezantohet Projektligji për Byronë Shtetërore për pasurinë
Katër persona arrestohen për drogë në Ferizaj, sekuestrohen ...