Një udhëtim që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një autobus me rreth 40 persona shumica të afërm mes tyre sipas burimeve zyrtare të policisë rrugore është aksidentuar në vendin e quajtur Shkalla e Lubikut të Librazhdit.
Sipas këtyre burimeve të gjithë personat kishin qenë në një varrim në një fshat të rrethit të Librazhdit dhe po ktheheshin për në Durrës.
Autobusi ka rrezikuar të dalë nga rruga dhe gjatë manovrimit është përplasur me një shkëmb dhe që nga mbrëmja e djeshme ndodhet aty.
Për pasojë nuk ka të plagosur, ndërsa autobusi është dëmtuar pjesërisht. Personat që udhëtonim me të janë transportuar me mjete të tjera.

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër