Një makinë e djegur është gjetur në dalje të qytetit të Lushnjës. Makina që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e vrasjes së Besnik Hidës është gjetur pranë By Pass-it.
Një makinë e djegur është gjetur në dalje të qytetit të Lushnjës. Makina që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e vrasjes së Besnik Hidës është gjetur pranë By Pass-it.
Atentati ndodhi në lagjen “Skënder Libohova” në momentin kur viktima sapo ishte ulur për të konsumuar një kafe, mëngjesin e sotëm.
Top Channel mëson se në vendin ku u gjet makina janë gjetur dhe 2 armë kallashnikov si dhe një pistoletë makarov.
Makina tip Fiat me targa shqiptare dyshohet të jetë e vjedhur.
35 vjeçari, pronar i një pike varreze makinash është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë në një atentat po në Lushnje.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat për arrestimin e dy personave të cilët dyshohet se kanë qenë me maska në momentin e krimit./TCH
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...