Një shqiptar është ndaluar nga policia gjyqësore mbrëmjen e shkuar në Itali, i dyshuar se ka qëlluar me pistoletë në këmbë një senegalez, përpara një bari në Genoa.
Shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), i armatosur me një pistoletë të kalibrit të vogël, ka qëlluar 5 herë kundër senegalezit. Këtë të fundit e ka prekur një plumbë në këmbë. Ai është dërguar në spital me urgjencë, por raportohet se nuk është në gjendje kritike për jetën, raporton syri.net
Dy janë hipotezat për motivin e ngjarjes: E para lidhet me një larje hesapesh për tregtinë e drogës.
E dyta: Një grindje e ndodhur pasditen e djeshme mes autorit dhe të plagosurit, i cili ishte duke luajtur në një pikë lojërash fati, ku ndodheshin edhe tre shqiptarë.
Një nga të tre, pas disa orësh është kthyer dhe ka qëlluar me pistoletë senegalezin para barit.
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës
Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në ag...
Osmani, Sorensonit: Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit...
Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e ...
Rrahmani: Interi është një nga kundërshtarët më të vështirë ...