Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar për ngjarjen e një nate më parë ku në qytetin e Memaliaj mbetën të vrarë tre persona.
Balla tha se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në Memaliaj ku po punohet intesivisht për zbardhjen sa më parë të jetë e mundur të ngjarjes ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.
“Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale. Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje