Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë në Vlorë, ku një person është gjetur i vdekur brenda makinës së tij.
Sipas informacioneve të para, dyshohej për një aksident automobilistik, por pas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet, është konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në autostradën Fier-Vlorë.
Viktima, Kristian Marku, 30 vjeç, ishte brenda mjetit tip “Volkswagen” kur është qëlluar me armë zjarri. I riu ka humbur jetën në vend, ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët e krimit.
Autorët i kanë bërë pritë 30-vjeçarit dhe kanë qëlluar ndaj tij me breshëri kallashnikovi. Autorët janë larguar me makinë, që është gjetur e djegur pranë vendit të ngjarjes.
30-vjeçari, Kristian Marku rezulton me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.
Policia e Shqipërisë, ka nisur një hetim të thelluar dhe ka formuar një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe për të siguruar provat që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po ashtu, autoritetet po kryejnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të gjetur ndonjë gjurmë që mund të ndihmojë në hetimin e mëtejshëm./rtsh.al/
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga