Një atentat me armë i ndodhur në zonën e Dukagjinit të Shkodrës shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Policia e Shkodrës njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 pasditen e së mërkurës në malin e Shoshit, ku humbi menjëherë jetën 74-vjeçari Zef Guri, ndërsa mbeti i plagosur djali i tij, Gjin Guri.
Babë e bir ndodheshin në një lokal në zonën e Shoshit në momentin kur ranë pre e breshërive të plumbave.
46-vjeçari Gjin Guri ka marrë një plumb në qafë dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u dërgua për mjekim drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSH-së nisën kontrollin e zonës me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia po heton në disa pista për atentatin, ku mendohet se objektivi ishte Gjin Guri.
I plagosuri Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015 ai figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë ndaj helikopterit të policisë gjate patrullimit për zbulimin e zonave me kanabis. Ai rezulton si i dënuar nga gjykata me 7 vite burg. Ndërsa në 15 Nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij u vendos një sasi tritoli./tvklan
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...