Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në qytetin e Elbasanit. Policia ka thënë se i plagosur ka mbetur Xhon Rusta 22 vjeç.
Sipas burimeve te policisë, 22 vjeçari rezulton se është person me precedentë penale dhe i dënuar me parë për plagosje me armë zjarri.
Sipas policisë, i riu është paraqitur në spital rreth orës 18:50, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes, si dhe zbardhjen e motiveve të saj.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...