I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Open” është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të parë për të ndryshuar Shqipërinë!
Basha thotë se mbështet deklaratat e bëra ditën e sotme nga ambasadorja Yuri Kim.
“Partia Socialiste në opozitë nuk do të ketë nevojë të angazhojë qytetarët, mbështetësit e saj për të mbrojtur votën, sepse detyrën për mbrojtjen e votës do ta kryejnë institucionet të cilat do të funksionojnë. Jam dakord me deklaratën e Kim. Kam qenë në komunikim gjatë gjithë kohës me partnerët. Nga presidenti Tusk te përfaqësuesit amerikanë, zgjidhja më 25 prill nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë, nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i vendosin një vijë të kuqe të gjithë atyre që mendojnë se mund të luajnë e prekin procesin zgjedhor të 25 Prillit.
Ambasadorja amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara do kenë një rol te rëndësishëm ne monitorimin e zgjedhjeve te 25 prillit. Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ambasadorja amerikane, Yuri Kim njofton se 25 grupe amerikane do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit në të gjithë vendin.
Duke iu referuar ngjarjes së djeshme në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, pas një përleshjeje mes simpatizantëve socialistë dhe demokratë, Kim u shpreh: “Gjëra të tilla të tmerrshme si grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, janë diçka e së shkuarës, nuk ka vend në të ardhmen. Është përgjegjësi e udhëheqësve që ndodhen në pozicionet më të larta, përgjegjësi e tyre për të siguruar qetësi dhe të mos ketë vend për asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë”./tch/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...