
TOPSHOT - Rockets are fired from Gaza City towards Israel on October 7, 2023. Dozens of rockets were fired from the blockaded Gaza Strip towards Israel on October 7, 2023, an AFP journalist in the Palestinian territory said, as sirens warning of incoming fire blared in Israel. (Photo by MAHMUD HAMS / AFP) (Photo by MAHMUD HAMS/AFP via Getty Images)
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme thotë se po ndjek nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave të ministrisë, deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Ministria e Jashtme, i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë në Izrael që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të komunikojnë për çdo rast me ambasadën shqiptare atje.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, njoftoi ministria e Jashtme./tvklan