Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri me linë e majmunëve.
Një ditë më parë, OBSH e deklaroi linë e majmunit, emergjencë globale të shëndetit publik. Vendimi i së mërkurës vjen pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vendet fqinje.
Një komision për emergjencat u takua herët të mërkurën (14 gusht) për të këshilluar Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghenreyesus, nëse përhapja e sëmundjes përbën një “emergjencë të shëndetit publik në shkallë botërore”.
Kjo emergjencë përbën nivelin më të lartë të alarmit të OBSH-së dhe synon të përshpejtojë hulumtimet, burimet financiare dhe masat e shëndetit publik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për të frenuar një sëmundje.
“Është e qartë se një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për të ndaluar përhapjen dhe për të shpëtuar jetë”, tha zoti Tedros.
Lia e majmunit mund të përhapet përmes kontaktit. Zakonisht një sëmundje e lehtë, në disa raste mund të jetë vdekjeprurëse. Lia e majmunit shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe puçrra në trup të mbushura me qelb. Një variant i ri i lisë duket se përhapet më lehtë nëpërmjet kontaktit të ngushtë, përfshirë marrëdhëniet intime. Lia e majmunit është përhapur nga Kongo në vendet fqinje, përfshirë Burundin, Kenian, Ruandën dhe Ugandën./rtsh.al
Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...