Tregu i krimit në Shqipëri është i tejmbushur dhe u ofron kriminelëve larmishmëri armatimesh e drogërash, që nga ato me cilësi të dobët, deri te cilësia më e lartë.
Gazetari Artan Hoxha thotë se kjo është zbuluar në të gjitha operacionet e infiltruara të Policisë së Shtetit, ku sa herë ka porositur armë, drogë, apo mina me telekomandë e ka marrë porosinë.
“Këtu, sa herë që policia në operacionet e saj të infiltruara, edhe nga struktura antiterror ka porositur mina, mina ka marrë. Ka porositur kokainë të cilësisë më të lartë, kokainë të cilësisë më të lartë ka marrë”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.
Gazetari u shpreh se problemi sot është se autorët e ngjarjeve më të bujshme kriminale të këtij viti janë ende në arrati.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira