Një efektiv policie është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin.
Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni, 49 vjeç dhe ka qenë duke drejtuar mjetin e Policisë. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave materiale.
Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./Top Channel
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...