Policia e Shkodrës ka arrestuar një person lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në mes të qytetit.
Dyshohet se i arrestuari është i përfshirë në krim dhe pas ngjarjes ka tentuar të largohej, por është aksidentuar me një automjet tjetër.
1 i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i kësaj ngjarjeje të rëndë. Të plagosurit janë një kamariere, një djalë i ri shoqërues i Eugen Vasos dhe ky i fundit.
Ndërsa viktimë ka mbetur Armando Pali, ish këshilltar bashkiak në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur shumë pranë bashkisë së Shkodrës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes./tch
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...