Policia shqiptare ka njoftuar se pasi tentoi të kalonte në kufi, një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçar.
” Tentoi të kalonte në kufi, një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Arrestohet dhe pasagjeri në automjetin e 22-vjeçarit, për moskallëzim të krimit. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit: E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”; A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa. Vijojnë hetimet për rastin.”, thuhet në njoftim.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...