Policia e Tiranës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u vu në pranga shtetasi Arlind Kamberi, 38 vjeç.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narkotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Arlind Kamber, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet”, bëri me dije policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...