Arsan Demaj, një efektiv i Gardës së Republikës që shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit “Vetting”, është arrestuar mesnatën e djeshme nga punonjësit e policisë të komisariatit Nr.3 në Tiranë.
Arsan Demaj, ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar t’i qëndrojë një patrulle policore që ishte e pozicionuar në një postobllok në rrugët e Tiranës.
Demaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe më pas është larguar me automjet.
Por pas ndjekjes është bërë neutralizimi i tij. Në momentin e ndalimit, mësohet se Arsan Demaj, ka kundërshtuar urdhrin e policisë për ta shoqëruar në polici, duke shfaqur dhe veprime të rezistencës fizike.
Më pas Demaj është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë, ku mësohet se materialet hetimore do i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur” dhe “Kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë”.
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...